Zjarri i madh në fshatrat e Athinës
Një zjarr i tërbuar në perëndim të Athinës që po shkon drejt lindjes jashtë kontrollit, bëri që Autoriteti i Mbrojtjes Civile të përdorë numrin e urgjencës së BE-së, 112, për t’u dërguar mesazhe që të evakuohen, banorëve të disa fshatrave në veriperëndim të qytetit të Megara, rreth 40 kilometra larg Athinës. Banorët do të transferoheshin në Megara, paralajmëroi agjencia.

Pavarësisht nga një total prej 265 zjarrfikësish në 80 makina që veprojnë, zjarri, i cili filloi në perëndim, nuk është vënë nën kontroll. Era po fryn me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë dhe avionët dhe helikopterët e zjarrfikësve nuk veprojnë gjatë natës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



