E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KE: Shqipëria  vend me risk të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorrizmit
Publik News

KE: Shqipëria vend me risk të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorrizmit

Klodian Tomorri

Këshilli i Europës vendosi të mbajë Shqipërinë në listën e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorrizmit. Në një raport të posacëm të publikuar këtë të martë, Komiteti I Ekspertëve Moneyval, deklaroi se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim të ndjeshëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për këtë arsye Moneyval ka vendosur që ta mbajë sërish vendin tonë në mbikqyrje të thelluar.

Për herë të parë Këshilli i Europës e vendosi Shqipërinë në listën e vendeve në mbikqyrje të thelluar për pastrim parash në vitin 2018. Paralelisht Task Forca për Veprimin Financiar, një organizatë e themeluar nga G7 për të luftuar pastrimin e parave nëpër botë e vendosi shqipërinë në listën gri krahas shteteve si Gana, Xhamaika, Kamboxhia, Siria dhe Uganda si një vend me defekte serioze në kuadrin ligjor për luftën ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ky vendim i koordinuar i dy organizmave më të mëdha ndërkombëtare, që luftojnë pastrimin e parave erdhi pas shndërrimit të Shqipërisë në një nga vendet kryesore për kultivimin dhe trafikun e drogës në Europë gjatë mandatit të parë të socialistëve, por edhe përkeqësimit në renditjen e korrupsionit.

Në vitin 2018, Këshilli i Europës i la një vit kohë Shqipërisë që të korrigjonte mangësitë e theksuara ligjore për të mbyllur shtigjet e pastrimit të parave, por qeveria dështoi. Si rezultat vendi mbeti sërish nën mbikqyrje të thelluar. Raporti i Moneyval i kësaj të marte, e lë sërish Shqipërinë në të njëjtën listë. Pra një ishull në mes të Europës, ku paratë e krimit, trafiqeve dhe korrupsionit mund të pastrohen lehtësisht në ekonominë reale e madje ku ekziston dhe risku I financimit të terrorizmit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.