Babai i 15-vjeçares të abuzuar seksualisht: Shteti të marrë masa, mos të bëj të pabërën!
Babai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga të paktën 5 persona në Rrëshen, ka folur për mediat. perdhunuesit
Në një intervistë për emisionin në “News 24” ai i ka kërkuar shtetit që të marrë masa për 3 personat e proceduar në gjendje të lirë, pasi u zbuluan se kishin pasur biseda me të miturën.
Babai thotë se këtyre të fundit nuk u ka premtuar koha për të kryer abuzimin jo se kanë hequr dorë për burrëri. Sa i takon shkollës ku është nxënëse vajza e abuzuar, babai shprehet: “Duan të fshihen. Nuk mbajnë përgjegjësi fare. Ka pasur psikologe por a ka kryer punë nuk di gjë. Vajza nuk i është drejtuar kurrë psikologes”.
I pyetur nëse është kërkuar ndërmjetësim nga babai i njërit prej abuzuesve, Artan Kaçorrit, i ati i vajzës së abuzuar tha se: “Nuk ka kërkuar ndërmjetësim. Nuk ka mundësi të vijë. I kërkojnë ndihmë shtetit të marrë masa, të mi largojë këta 3 djemtë, të mos i shikoj më në fshat. Të mos bej ndonjë gjë të pabërë”. “Su ka premtuar koha. Nuk e kanë lënë për burrëni. Të marrë masa shteti, të mos bëjë ndonjë gje tjetër”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



