ILD kërkon hetim për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit (EMRI)
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve disiplinore për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit ne media të disa videove ne TikTok nga zyra e saj.

Në njoftimin e ILD thuhet: “Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”
Gjyqtarja Kapedani ka postuar në mënyrë të vazhdueshme video me makina dhe rroba të shtrenjta. Ajo shfaqet edhe duke pozuar ne ambientet e zyrës së saj.
Publikimi i videove të gjyqtares Kapedani, vijnë në një kohë kur kriminaliteti në Elbasan eshte ne nivele të larta.
Nderkohe në vitin 2020, gjyqtarja e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri.
Teksa Ymerit i kishin mbetur në atë kohë edhe pak muaj nga kryerja e dënimit prej 25 vitesh burg nën akuzën e vrasjes, gjyqtarja vendosi që ai të lirohet menjëherë nga qelitë, duke i marrë parasysh edhe ditët e punës së kryera brenda burgut të Peqinit.
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkleda Kapedani është një emër i njohur, pasi më shumë se një vit më parë, ajo ka liruar nga burgu të dënuarin për dy vrasje, ish-anëtari i Bandës së “Gaxhait”, Viktor Ymeri.

Në atë kohë teksa Ymerit i kishin mbetur edhe pak muaj nga kryerja e dënimit prej 25 vitesh burg nën akuzën e vrasjes, gjyqtarja vendosi që ai të lirohet menjëherë nga qelitë, duke i marrë parasysh edhe ditët e punës së kryera brenda burgut të Peqinit.
Në vendimin e siguruar nga “Panorama”, thuhet edhe se vetë prokurori ka qenë dakord me kërkesën e Viktor Ymerit, por “pavarësisht kësaj për shkaqe të paqarta ai ka paraqitur ankim kundër këtij vendimi, duke refuzuar që të bëjë ekzekutimin e vendimit, në kundërshtim me atë që kishte urdhëruar vendimi gjyqësor”.
Ymeri u arrestua më 29 qershor të vitit 1999 për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Në vitin 2000, ai u dënua nga Gjykata e Durrësit me burgim të përjetshëm, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë.
Pas rreth 15 vitesh, Viktor Ymeri iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë për të rishikuar vendimin, ndërsa kjo e fundi e ktheu sërish në Gjykatën e Apelit të Durrësit, e cila më 14 nëntor 2018, e dënoi përfundimisht me 25 vite burg. Viktor Ymeri ishte dënuar edhe në Itali për tentativë vrasje në vitin 1996, vepër penale e përfshirë në të njëjtin dënim.
Gjykata e Durrësit ka bashkuar vendimet, duke e dënuar përfundimisht me 23 vite burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



