Identifikohem emrat e viktimës dhe të plagosurit në Lushnje
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit në Fier, pronar i një lokali. Autori i vrasjes është Sofokli Shani, ndërsa viktimë ka mbetur Rako Qorri dhe u plagos djali i tij Kejdi Qorri.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ju një 57-vjeçari qëlloi me automatik babë e bir. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Mësohet se Sofokli Shani, banues në fshatin Krutje e Sipërme qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç.
Ka dyshime që autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se djali pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që autori u arrestua pak pas krimit. Ky i fundit njihej nga banorët e zonës si një burrë i qetë, ndërsa është baba i tre fëmijëve emigrantë. Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të viktimës, pas një konflikti të çastit.
NGJARJA
“Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme”, sqaron policia.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



