E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit/ Ja si renditen katër kandidatët për kryetar të PD-së
Publik News

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit/ Ja si renditen katër kandidatët për kryetar të PD-së

Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha do të mbajë numrin 4 në fletë.

I pari në listë do të jetë Fatbardh Kadilli, i pasuar nga numri dy Edit Harxhi, ky i fundit i ndjekur nga numri tre Agron Shehaj, dhe në fund të listës qëndron kryetari në detyrë Lulzim Basha.

Hedhja e shortit është bërë në prani edhe të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Të gjithë sfidantët në garë po vijojnë fushatën 12-ditore për garën brenda partisë. Zgjedhjet në selinë blu do të mbahen në 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”. Bazuar në Statutin e PD-së çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij në zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.