E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembi urën pasi kaloi me mjetin e tonazhit të rëndë, policia arreston shoferin 52-vjeçar
Publik News

Shembi urën pasi kaloi me mjetin e tonazhit të rëndë, policia arreston shoferin 52-vjeçar

Kamioni mbi urën e shembur

Në njoftim thuhet se shoferi i kamionit kaloi urën duke mos respektuar tabelën që parashikonte tonazhin.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”, thotë policia.

Ura u shemb mëngjesin e djeshëm, ndërsa prej kohësh ishte e amortizuar. Shembja e urës, ndërpret edhe komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.