E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Festivali që bashkoi turistët nga e gjithë bota në  Shengjin
Publik News

Festivali që bashkoi turistët nga e gjithë bota në Shengjin

SHËNGJIN- Bregdeti i Shëngjinit është “pushtuar” nga të rinj të ardhur nga Shqipëria dhe e gjithë bota, duke i dhënë frymëmarrje turizmit, pas një viti të vështirë si shkak i pandemisë COVID-19.

75 artistë me famë botërore, do të luajnë muzikë në festivalin ndërkombëtar të muzikës Elektronike UNUM, për 5 ditë me radhë,përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.

Të rinjtë pjesëmarrës në këtë festival thonë se iu kishin munguar festa të tilla, ndërsa vlerësojnë maksimalisht bukuritë e Shëngjinit dhe Shqipërisë në tërësi.

Shëngjin

“Është hera e parë këtu. Është mrekullueshëm. Shëngjin është vërtet i mrekullueshëm. Më pëlqen për plazhin, njerëzit, ushqim”, tha një turist i huaj.

“Është shumë e bukur Shqipëria. Për malet, njerëzit dhe ushqimin”, u shpreh një Angleze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.