Greqia shtyn hapjen e kufinjve me Shqipërinë
Greqia ka vendosur të shtyjë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë për disa ditë.
Vendimi u mor nga zv.ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër për Shqipërinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100.000 banorë.
Sipas Kardhalias, kushtet për hapjen e kufijve me Shqipërinë nuk janë ende gati Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet. Kakavija 400 persona, Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e Qaf Botës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



