E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha akuzon për kullën 350 metra të korrupsionit !
Publik News

Basha akuzon për kullën 350 metra të korrupsionit !

Një kullë gjigante 350 metra e lartë do të ngrihet në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Projekti do të kushtojë 250 milionë dollarë dhe flitet se pas tij fshihet një biznesmen i lidhur me qeverinë.

Ndërkohë, kulla 250 milionë USD  kreu i demokratëve ka akuzuar Ramen  për ndërtimin e saj sepse  u kalua me shpejtësi në Parlament.

Lulzim Basha akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se biznesmenit, që do ndërtojë kullën, i ka hequr taksat për 15 vjet.

“Keni marrë vesh për atë kullën 350 metra që do bëhet në fund të bulevardit. Keni marrë vesh që do t’i heqë taksat për 15 vjet. E patë si e kaluan vendimin me shpejtësi në Parlament. Askush nuk e dinte, po si u bëka kulla 350 metra, merret vendimi sikur po blihet apo shitet një lopë dhe i hoqe taksat për 15 vjet dikujt që vjen të investojë në ndërtim, siç investojnë gjithë të tjerët. Po pse ndërtuesi shqiptar apo dhe fermeri shqiptar që bën një hangar shkon e takson ti, po këtij tjetrit i heq taksat për 15 vjet. Këtu në një investim luksi i heq taksat për 15 vjet. Kjo ndodh sepse janë vetë brenda, janë lekët e tyre, pasuritë e tyre, interesat e tyre”, tha Basha
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.