Po, po duhet luftuar me çdo kusht krimi duke ndërtuar dhe kullat Ditar…
Semiljana Azizi
I dashur Ditar,
Sot fare rastësisht, duke iku në punë me biçikletën time, takova rrugës komisionerin për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Ndalova dhe i përshëndeta me përzemërsi, u dhashë edhe dorën madje. Disa fotografë profesionistë, të cilët rrezik ishin kalimtarë aty në rrugë, ndaluan dhe fotografuan momentin e takimit në të gjitha këndet e mundshme.
Pasi mbaroi takimi dhe fotografimi nga fotografët ‘kalimtarë’, u nisa rrugës për në Bashki për të luftuar të gjithë të varfërit që shesin fara, kokoshka, spinaq e qepë të njoma… por dhe ata që mbledhin kanaçe.
Po, po duhet luftuar me çdo kusht krimi. Duhen ndërtuar dhe kullat Ditar… e kam vetë merak këtë pjesë.
E di, do të ketë shumë gojë të liga dhe mendje djallëzore që do të mendojnë se kjo ka qenë e inskenuar, por të betohem Ditar, meqë vetëm ti më beson… ishte rastësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



