E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një trup i pajetë  gjendet në rezervuar/ Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës dhe mjekët ligjor
Publik News

Një trup i pajetë gjendet në rezervuar/ Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës dhe mjekët ligjor

Policia deri në këto momente nuk ka bërë me dije emrin e tij pasi edhe për grupin hetimor është i paidentifikuar. “Blutë” po hetojnë për shkaqet e mbytjes ndërkohë që ka një perimetër të gjerë sigurie në zonë.

Deri tani policia nuk ka bërë me dije nëse në trupin e personit të gjetur të mbytur në ujërat e Rezervuarit të Gjançit janë konstatuar shenja dhune apo elementë të tjerë.

Ajo çfarë dihet është se në vendin e ngjarjes krahas grupit të hetimit dhe ekspertëve të kriminaliatikës kanë qenë edhe mjekët ligjorë.

Për identifikimin e të mbyturit policia e juglindjes ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës, por deri tani edhe ata e kanë pasur të pamundur identifikimin e tij, çka edhe për policinë hedh dyshime që të mos jetë banor i fshatrave të Njësisë Administrative Vithkuq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.