Mesazhi i ministrit të Brendshëm: Janë vendosur edhe 67 milionë lekë gjoba
Sipas ministrit, qeveria është e bindur se “kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”.
Fadromat e IKMT kanë shembur disa ndërtime të paligjshme nga Velipoja në Ksamil, por njëkohësisht ka vendosur edhe 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte.
“Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shkruan ministri i Brendshëm.
POSTIMI I PLOTE
📌 #BregdetiYnë – Që prej nisjes së operacionit dhe deri më sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit krahas shembjes së ndërtimeve pa leje dhe pastrimit të inerteve, ka vendosur 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte.
IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit.
Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



