E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vendimi për Elisabeta Imeraj, KPK: Nuk ka asnjë provë mbi përgjimin e vëzhguesit ndërkombëtar!
Publik News

Zbardhet vendimi për Elisabeta Imeraj, KPK: Nuk ka asnjë provë mbi përgjimin e vëzhguesit ndërkombëtar!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardh vendimin për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. KPK ka arsyetuar se nuk ka asnjë provë apo indicie për përgjime për vëzhguesin ndërkombëtar.

“Nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie, që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime  apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar.

Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga një person me emrin  Rrahim Shehu, i depozituar pranë Komisionit me 24 gusht 2020. Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin z. Kijlstra, dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to. Pretendimet e bazuara në letrën e Rrahim Shehut, mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhëne tjetër me vlerë provuese.

Nga ana tjetër, bazuar në dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z. Kijlistra ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si në polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga përgjigjet zyrtare. Në këtë mënyrë, akuzat e ngritura në seance dëgjimore nuk qëndrojnë.”-thuhet në vendim. Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.