E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana përkeqësohet me 11 vende, ja ku renditet kryeqyteti i Shqipërisë
Lajme

Tirana përkeqësohet me 11 vende, ja ku renditet kryeqyteti i Shqipërisë

Ashgabat, një qytet me rreth një milion banorë, kryesoi raportin e kostos së jetesës për vitin 2021 nga kompania këshilluese Mercer.

Renditja e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të kushtueshëm të vitit të kaluar, Hong Kong, i cili u rendit i dyti, i ndjekur nga Bejrut në Liban dhe Tokio në Japoni.

Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve të tilla si strehimi, transporti dhe ushqimi. Mercer tha se analizoi më shumë se 200 mallra dhe shërbime për raportin, i cili është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë në të gjithë botën të përcaktojnë sa duhet të paguajnë punonjësit e huaj.

Shumica e qyteteve në 10 vendet e para të renditura nga Mercer janë qendra biznesi, ku rritja ekonomike ka çuar në një rritje të çmimit të banesave dhe kostove të tjera të jetesës.

1

Tirana në raport me vendet e rajonit

Nga 209 qytetet e marra në shqyrtim është edhe Tirana, e cila krahasuar me një vit më parë, është bërë më e kushtueshme.

Ajo renditet në vendin e 152 nga vendi i 163 në 2020. Nga kostoja e jetesës për të huajt renditet në të njëjtin nivel me qytetin e Meksikos në Meksikë, Kuala Lumpur në Malajzi dhe qytetin Rabat në Marok.

Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 163, duke u ngritur me 20 vende nga raporti i vjetshëm.

Shkupi renditet në vendin e 192 nga 202, Sofja në vendin e 165 nga 180.

Stambolli duket se është bërë më i lirë për të huajt krahasuar me vjet. Ai renditet në vendin e 173 nga vendi i 156 i një viti më parë.

Bishek, qytet në Kirgistan renditet i fundit, si më pak i kushtueshmi për të huajt.

10 qytetet më të shtrenjta në botë

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.