E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi, prifti sulmon me acid policin dhe avokatin
Publik News

Greqi, prifti sulmon me acid policin dhe avokatin

Sipas mediave greke sapo prifti dëgjoi vendimin e Gjykatës së Sinodit që i hoqi titullin ka kryer aktin ekstrem. Mësohet se personat e sulmuar janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka prangosur priftin i cili është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës. Po sipas mediave helene, prifti 37-vjeçar është nga Veria dhe më parë ka qenë i akuzuar si i përfshirë në çështje të trafikimit të drogës.

Pikërisht, përfshirja në një çështje të trafikut të drogës, u bë shkak për vendimin për shkarkimin e tij. Duket se akti ekstrem ka qenë i mirëmenduar pasi kleriku kishte shkuar i përgatitur në seancë, ku posedonte një sasi të madhe të lëngut kaustik në shishe. Tashmë shishet janë transportuar për ekzaminim në një laborator mjeko-ligjor të policisë greke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.