E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SELITA WATER
Publik News

SELITA WATER

 

Nuk kam gjë me Ujin. As me Naftën. Aq më pak me Kastratin. Thjesht, bosi i deritanishëm i naftës do jetë edhe bos i ujit. Atij që ka zaptuar Tokën – edhe Uji edhe Nafta burojnë nga Toka – i uroj t’i shtohet inati dhe takati e u bëftë, inshallah jarabi, Zot i Qiellit të Shqipërisë!
Inatin e kam me Edi Ramën, Kryeministrin e vendit tim që shkon e viziton Fabrikën ultramoderne Selita Water, 20 milionë euro dhe kompilimenton investitorët se i paskan kthyer nderin ujit legjendar të Tiranës, mesaduket të zhvirgjëruar deri më sot.
Paradoksalisht, ai që duhet të sjellë ujë të pijshëm në rubinetat e shtëpive kryeqytetase shkon e mburret me shishet që ujëmbushësit e lloj-llojshëm ua shesin hallkut më shtrenjtë se qumështi, duke e bërë këtë lloj biznesi nga më fitimprurësit në Shqipëri.
Kastrati është vetëm ujëmbushësi dhe ujëshitësi i radhës. Ai, meqë vjen nga përvoja me naftën urojmë të mos fusë në shishe ujin që i tepron nga çisternat e naftës, pa nuk prish edhe aq punë nëse nëpër pikat e karburantit tregton edhe ujin që i tepron nga Selita.
Qeverive të Ramës apo edhe qeverive të paraardhësve të tij, që e lanë 30 vjet Tiranën pa ujë, e kanë të pamunduar t’ua lajnë turpin Selita e Bovilla të marra së bashku.
Madje, as lumejtë e Naftës së Kastratit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.