E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për Musaen Zenelin
Publik News

Kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për Musaen Zenelin

Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës, ka marrë një nismë sa të veçantë aq edhe sensibilizuese. Ai ka vendosur me të gjithë bakshishet që ka mbledhur bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së Musaen Zenelit, që humbi jetën në ditën e parë të punës si kamarier në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Ai u shpreh se janë mbledhur 2.5 milion lekë bakshishe dhe sot në orën 12:00 do të shkojë t’ja dorëzojnë nënës së viktimës. Toska theksoi se të punosh kamarier në Shqipëri është paragjykim, por sipas tij puna është nder.

“Ideja ishte për të kontribuar me familjen time dhe aty jam prek. Kam që 16-17 vjeç dhe deri më sot që punoj. Sot kam një lokal timin. Jam interesuar për familjen dhe do të shkoj t’ja çoj direkt në dorë të nënës së vet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.