E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet efektivi i policisë me kokainë në makinë
Publik News

Arrestohet efektivi i policisë me kokainë në makinë

persona janë arrestuar pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, pasi u kapën me kokainë në makinë, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.

Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë. Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta.

Raportohet se Sullaj bënte ‘mburojën’ e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e  ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.

Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive. Mikel Zhegu ishte në masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.