E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë
Publik News

Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë

Për këtë paralajmërim të Kurtit, është deklaruar zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili tha se qasja e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.

Palmer tha se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer për rtv21.

Ai tha se Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar . Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.