E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirditë, humb jetën 34-vjeçari nga kontakti me rrymën elektrike
Publik News

Mirditë, humb jetën 34-vjeçari nga kontakti me rrymën elektrike

Burimet nga policia thanë se Aurel Dedaj po punonte në fshatin Sheshaj të Mirditës, për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ku dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë  dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, citohet nga deklarata.

Mësohet se policia ka shoqëruar administratorin e kompanisë, shtetasin F.R, 34 vjeç, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: 

Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.