E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri  Rama  takim  me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç
Publik News

Kryeministri Rama takim me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë tha se takimi ishte kënaqësi e posaçme për të, duke theksuar se kaluan si dy miq të vjetër dhe patën dakordësi në çdo pikë.

“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Megjithatë vlen për t’u theksuar që në zgjedhjet e Malit të Zi Rama doli hapur në mbështetje të Milo Gjukanoviçit, dhe jo të opozitës pjesë e së cilës ishte Abazoviç. “Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas”, do të shprehej Rama asokohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.