E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau bankierin italian bashkë me shqiptarin, arrestohet bashkëpunëtori
Publik News

Vrau bankierin italian bashkë me shqiptarin, arrestohet bashkëpunëtori

Personi i dytë i shpallur në kërkim për vrasjen e bankierit italian Giovanni Caramuscio, teksa po tërhiqte para nga bankomati bashkë me gruan e tij, është arrestuar nga policia.

Gjatë orëve të natës në pranga u vu Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase, me banim në Lequile. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i 31-vjeçarit shqiptar Paulin Mecaj, i cili u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e bankierit.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus për t’u gjetur më pas nga forcat zjarrfikëse.  Të njëjtin xhup ai e kishte veshur në disa raste të tjera, madje kishte ndarë edhe foto në rrjetin social Facebook

Gruaja e 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, por edhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e tyre, teksa mediat italiane kanë publikuar edhe foton e Paulin Meçajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.