E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen me armë në makinë, shoferi pa patente dhe mjeti më targa të falsifikuara
Publik News

Kapen me armë në makinë, shoferi pa patente dhe mjeti më targa të falsifikuara

Finalizohet operacioni i koduar “Vllazërimi”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni është zhvilluar  mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, ku është  ndaluar mjeti tip “Benz” e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të këtij operacioni arrestohen në flagrancë 2 shtetas 17-vjeçar, të cilët qarkullonin me armë zjarri në makinë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, municion luftarak si dhe automjeti me të cilin po qarkullonin.

Në zbatim të Planit të Masave nga Drejtoria e Përgjithshme së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Vllazërimi”.

Shërbimet e Policisë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N.

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Armëmbajtja  pa leje” shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” shtetasin E. N., 17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.