E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nuk u lajmëruan  qyetarët në Gjermaninë e përmbytur
Publik News

Pse nuk u lajmëruan qyetarët në Gjermaninë e përmbytur

Një ditë më parë, një grup qytetarësh shqiptarë morën guximin për të denoncuar skandalin e patronazhistëve, të cilin mediat e huaja e kanë krahasuar me Sigurimin e Shtetit në komunizëm.

Ekspertët thonë se Kushtetuta nuk e lejon që të përdoren dhe të përpunohen të dhënat e qytetarëve pa marrë më parë miratimin e tyre me shkrim.

Megjithatë, socialistët i kanë përdorur masivisht këto të dhëna. Vetë kryeministri ka abuzuar personalisht, duke i përdorur të dhënat e shqiptarëve për të shpërndarë mesazhe personale për secilin.

Por për të bërë dallimin se sa të rëndësishme janë të dhënat personale, duhet të hedhim sytë nga Gjermania.

Përmbytjet e fundit atje kanë shkaktuar qindra të vdekur dhe miliarda euro dëme.

Pasojat janë kolosale dhe diskutimi kryesor në Gjermani është se përse nuk ka funksionuar sistemi i paralajmërimit masiv.

Një SMS për çdo qytetar do të kishte mjaftuar: “Kujdes: përmbytje, ka rrezik vdekje”.

Sipas gazetës BILD, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi dërgimi në masë i mesazheve SMS duhet bërë vetëm nëse marrësit kanë dhënë paraprakisht miratimin e tyre.

Në Shqipëri, të dhënat e qytetarëve janë përdorur barbarisht nga personazhe me precedentë kriminalë, por kjo nuk e ka ndalur kryeministrin që të krenohet me atë që ka bërë.

Në Gjermani po shqyrtohet mundësia e ndryshimeve të nevojshme për paralajmërimin e qytetarëve në rast të katastrofave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.