E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bregdeti i Jugut po “Golemizohet”
Publik News

Bregdeti i Jugut po “Golemizohet”

Kjo strukturë monstruoze po ngrihet 30 metra nga bregu i detit, në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, në Drimadhes.
Tani kur të futesh në detin e kaltër të Jonit nuk do shohësh me malet e larta aq pranë deti që të japin një ndjesi të veçantë, por do shohësh brekët e peshqiret e varur në ballkonet e “investimeve” të tilla.

Nuk është vetëm kjo strukturë monstruoze . I gjithë bregdeti i Jugut po “Golemizohet” pallate shtëpi, hotele vila të gjitha ngjitura me bregun dhe njëra tjetrën pa pikë lidhje harmonie me peizazhin.
30 vjet pas komunizmit akoma nuk dimë të ndërtojmë e bëjmë turizëm. Kapni çfarë të kapni çdo cm tokën e tjetrit apo publike (vija e plazhit është publike) dhe bëje beton e shite.
30 vjet pas komunizmit shohim po të njëjtët njerëz në politikë.
Nuk është rastësi. Këta që na kanë udhëhequr e na udhëheqin vetëm këtë model dinë.
Pa hequr ata me parë është idiotësi të mendosh që gjërat mund të ndryshojnë për mirë, e pavarsisht se duket që nuk mund të shkojë më keq se kaq, realisht mund të shkojë më keq se kaq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.