E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobat e arbitrazhit kanë kosto 1 miliard USD
Publik News

Gjobat e arbitrazhit kanë kosto 1 miliard USD

Taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë 445 milionë euro për çmenduritë e qeverisë, një kosto stratosferike.

Eksperti Akil Kraja tha në emision se kosto ekonomike mund të jetë më e lartë. Sipas tij, kjo kosto mund të shkojë në 1 miliard dollarë. Kraja tha se këtu nuk janë llogaritur të tjera të dhëna. Për shembull, në të ardhmen do mungojnë investimet që sjellin të ardhura, për shkak se paratë do shkojnë për të paguar gjobat. Edhe bonot do të shtrenjtohen dhe interesat për borxhin do rriten. Sipas tij, edhe investitorët e huaj do vijnë me një kosto shtesë në shpinë.

“Çdo familje shqiptare do paguajë mbi 100 euro për këto gabime të qeverisë,” tha ai.

Kurse avokati Dorian Matlija tha se për këto gjoba, përgjegjësinë duhet ta marrin zyrtarët që kanë marrë vendimet.

“Zyrtarët kanë përgjegjësi për këtë vendimmarrje të gabuar. Këtu nuk janë vetëm gjyqet e arbitrazhit, por janë edhe gjyqet kundër shtetit të fituara në Shqipëri. Të gjitha rëndojnë në xhepat e shqiptarëve,” tha ai.

“Çdo vendim mund të shoqërohet me një faturë mbi shpinën e titullarit,” shtoi Matlija.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.