E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lamtumirë e dashur Verë. Parajsa po të pret.
Publik News

Lamtumirë e dashur Verë. Parajsa po të pret.

Sot u nda nga kjo bote nje grua fisnike e nje burri po aq fisnik, Agim Isaku.
Nje grua e talentuar dhe plot kurajo.
Nje grua qe falte vetem miresi dhe buzeqeshje.
Sot nuk do e kemi me mes nesh Vera Isakun.
Dua te kujtoj nje nga artikujt e saj te shkruar me aq dashuri, qe na u kthye te gjitheve ne nje “makth”.
Si gazetare e talentuar, grua plot finese ne te shkruar, Mitro Çela i dha te shkruante editorialin e RD per fitoren e zgjedhjeve te 22 marsit te vitit 1992.
Nje shkrim qe hapte gazeten dhe vazhdonte nje gjysem faqe me pas. I gjithe reportazhi ishte si te shijoje nje gote vere shume te mire me fruta te gjithllojshme dhe me nje embelsire qe te shkrinte ne goje.
E lexuam serish edhe ne mbledhjen e mengjesit te gjithe bashke. Na pelqeu me shume se kur e lexuam ne darke ne shtypshkronje. Fitorja e demokracise na kishte bere edhe me te ndjeshem. Por… ne shkrim nuk ishte permendur asnje udheheqes i PD.

Ne reportazh citoheshin vetem opinionet e njerezve te thjeshte, intelektualeve, te rinjve., njerezve qe e kishin shpirtin plot.
Pikerisht ky fakt beri qe mbledhjen te na e priste zilja e telefonit mbi dhjete “udheheqes” bene qe te tringellonte zilja e telefonit me fjaline e njejte: po une ku jam.
Derisa erdhi edhe telefonata nga kabineti i Berishes ku kerkohej pse nuk ishte permendur emri i doktorit.

Mitro qe vetem buzeqeshte e tundte koken tha: Vera ke bere nje reportazh te shkelqyer, mua me jane renduar xhepat me keto hekurat qe mbaj, keshtu po i dorezoj sot, e kishte fjalen per çelesat e zyres. Te gjithe prisnim si te ngrire ardhjen e Mitros. Kur erdhi qeshte edhe tha me shume ishte merzitur Blerimi dhe Agronin se doktori. Askush nuk donte te rendonte xhepat, e mbylli.
Vera e mire, qe gjithmone jepte mendime te kthjellta me shume se shume burra bashke.
Lamtumire e dashur Vere. Parajsa po te pret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.