Dështon atentati me eksploziv ndaj biznesit në Durrës
Ka dështuar atentati me eksploziv ndaj një firme ndërtimi në Durrës.
Mësohet se një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në një firmë të prodhimit të lëndëve ndërtuese në Durrës.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 në lagjen nr. 14. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e saj.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndëve ndërtuese) në lagjen nr. 14, Durrës, me administrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.
Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



