Interi në grupin D, shikoni si ndahen 8 ekipet e vazos së parë
Ka nisur në orën 18:00, në Stamboll, shorti i Champions League, ku do të zbardhen edhe 8 grupet me nga katër skuadra, të cilat do t’i japin start udhëtimit drejt trofeut më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.

Goglat janë duke u rrotulluar në selinë e UEFA-s në Turqi do të kenë të gjithë vëmendjen e sportdashësve më të mëdhenj të futbollit, duke qenë se sezonin e ardhshëm pritet të ketë shumë herë më shumë surpriza në Champions, duke parë edhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë merkatoja e kësaj vere.
Siç e do rregullorja gjithmonë, në vazon e parë do të jenë kampionia në fuqi e Ligës së Kampioneve, kampionia e Ligës së Europës si dhe gjashtë skuadrat kampione të gjashtë kampionateve të parë në Europë konkretisht: Çelsi, Vijareal, Mançester Siti, Atletiko Madrid, Inter, Bajern Mynih, Lilë dhe Sporting Lisbona. Edhe vazo e dytë do të jetë një çmenduri me Real Madrid, Barcelona, Juventus, Mançester Junajtid, PSG, Liverpul, Sevija dhe Borusia Dortmund.
Ndërkohë, vazo e tretë do të shohë skuadra me traditë si Porton, Ajaksin, Lajpcigun, Atalantën, Zenitin dhe Benfikën (plus dy të kualifikuarat e fundit Salcburg e ), ndërsa në vazon e katërt risi më e madhe dhe e bukur është rikthimi i Milanit. Pikërisht kuqezinjtë, të cilët rikthehen pas 7 vitesh në këtë kompeticion, por duke parë shpërndarjen e skuadrave në vazon e parë dhe të dytë sidomos, kuqezinjtë mes të mëdhave janë ata që rrezikojnë që të kenë një grup ferri menjëherë, ndonëse ekziston edhe shpresa që goglat të jenë fatlume me ta.
Rregullat janë të thjeshta: nuk mund të përplasen në një grup skuadra nga i njëjti shtet dhe nga të njëjtat vazo. Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve do të startojë më datë 14 shtator me ndeshjet e fazës së grupeve dhe do të përfundojë më 28 maj, në Shën Pjetërburg me finalen e madhe. Dhe duke parë lëvizjet e deritanishme, pa dyshim që të gjithë sytë do të jetë te PSG-ja e yjeve, e udhëhequr tashmë nga Lionel Mesi.
NDIQNI LIVE SHORTIN DUKE KLIKUAR: KËTU
NDARJA E GRUPEVE:
GRUPI A:
Mançester Siti, PSG,
GRUPI B:
Atletiko Madrid, Liverpul,
GRUPI C:
Sporting Lisbonë, Borusia Dortmund,
GRUPI D:
Inter, Real Madrid,
GRUPI E
Bajern Mynih, Barcelona,
GRUPI F:
Vijareal, Mançester Junajtid,
GRUPI G:
Lilë, Sevija,
GRUPI H:
Çelsi, Juventus,
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



