E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, humb jetën 38-vjeçari
Publik News

Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, humb jetën 38-vjeçari

Një 38-vjeçar të shtunën ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në aksin rrugor Lezhë Milot, ku automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin, duke u përplasur me bordurën anësore.

Në një njoftim për mediat, policia tha se shoferi i mjeti, Paulin Gjomarkaj humbi jetën kurse u plagos pasagjeri 27-vjeçar Nikol Gjini.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.