Flet Ronaldo pas zyrtarizimit nga Mançester Junajtid : Këtë klub gjithmonë në zemër, mezi pres që…
Tashmë është zyrtare, Kristiano Ronaldo është lojtari i ri i Mançester Junajtid. Pas mbërritjes në Mançester dhe vizitave mjekësore tani ka ardhur dhe fima në kontratë për yllin portugez, ku do ta lidhë për dy vite me opsion zgjatjen edhe për një sezon tjetër.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi nga “Old Trafford” të cilët e kanë bërë zyrtare me anë të një komunikate të publikuar në sajtin e saj. Sakaq Kristiano Ronaldo ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Junajtid duke deklaruar se mezi pret të luajë me fanellën e “djajve të kuq”:
“Mançester Junajtid është një klub që ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, dhe unë jam mbingarkuar nga të gjitha mesazhet që kam marrë që nga njoftimi i së premtes.
Mezi pres të luaj në ‘Old Trafford’ përpara një stadiumi të tejmbushur dhe të shoh përsëri të gjithë tifozët. Mezi pres të bashkohem me ekipin pas pauzës së kombëtareve dhe shpresoj që të kemi një sezon shumë të suksesshëm përpara.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



