E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U mbyt në liqenin e Prespës teksa peshkonte, kryebashkiaku i Pustecit: Asnjë rezultat nga kërkimet për trupin e 45-vjeçarit
Publik News

U mbyt në liqenin e Prespës teksa peshkonte, kryebashkiaku i Pustecit: Asnjë rezultat nga kërkimet për trupin e 45-vjeçarit

Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski në një prononcim për News24 është shprehur se kërkimet po vijojnë por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Ai thotë se pritet që të mbërrijë një ekip polumbarësh nga Tirana për të vijuar kërkimet për turpin e 45-vjeçarit.

“Njerëzit kanë qenë duke peshkuar. Ka qenë rreth orës 11 ose 12, kur njëra nga varkat është përmbysur. Mesa di unë kanë qenë tre persona. Vëllai dhe Stavri kanë qenë bashkë. Personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Që në mëngjes nga ora 5 e 30 këtu kemi qenë. Është një angazhim i madh, edhe nga ana e peshkatarëve. Deri më tani s’ka rezultat. Po presim polumbarët dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt”, tha kryebashkiaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.