U kap me një kg kokainë në makinë, arrestohet
Një person është arrestuar nga policia e Tiranës pasditen e sotme pasi është kapur me një kg kokainë në makinë.
Ai është kapur në afërsi të zonës së Paskuqanit nga policia e Tiranës. Operacioni po zhvillohet nga policia e Tiranës teksa po vijojnë kontrollet në këtë zonë.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për identitetin e personit të arrestuar apo rrethanat e ngjarjes.
Pritet që policia e Tiranës të dalë me një informacion zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



