E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet e plantacioneve: Fara është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë
Publik News

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet e plantacioneve: Fara është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar foto nga një plantacion me kanabis në Shqipëri.

Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit “Made in Albania” dhe që mban emrin “Gorrilla”.

1

Sipas gazetarit, fara e është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.

Lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës, piqet brenda 60 ditëve.

Siç duket edhe nga fotot, për rritjen e drogës është vendosur edhe nje sistem ujitje.

1

Ja postimi i Artan Hoxhës

Ne XHUNGEL,

Sigurisht nuk jemi ne Afrike.

As ne xhunglen e Amerikes Latine.

Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.

Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi, qe piqet brenda 60 ditesh…

1

Po çfarë është Gorrilla? 

Nga një kërkim në internet, rezulton se ‘Gorilla’ është një hibrid jashtëzakonisht i fuqishëm që, deri vonë, ishte i disponueshëm vetëm në SHBA. Me nivelet e THC që ndonjëherë tejkalojnë 25%, ajo jep një maksimum të jashtëzakonshëm të relaksit së bashku me një eufori balancuese. Për shkak të fuqisë së saj, Gorilla gjithashtu ka potencial të mirë mjekësor nëse merret e përpunuar me recetë nga mjeku në vendet që e kanë lejuar, gjë që e bën atë një zgjedhje të mirë për të ndihmuar me dhimbjet kronike dhe sëmundjet e tjera.

Artan Hoxha platnacione me kanabis
1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.