Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë viktima mes pacientëve të shtruar dhe stafit mjekësor. Duke iu referuar raportimeve jo zyrtare Alsat raporton se bëhet fjalë për 8-9 viktima.
Raportohet se spitali është djegur tërësisht, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive në një pjesë të objektit.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet për bilancin e viktimave.
Zjarrfikësit ndodhen tanimë në vendin ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin spitalin e djegur.
Sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për viktima, por nuk raportohet saktësisht për sa.
Zhurnal bën me dije se në Maqedoni deri më tani dyshohet për 20 viktima, ndërsa shumë pacientë kanë pësuar djegie nga flakët e zjarrit./albeu.com