E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një fund i keq  dhe pa lavdi  i Sali Berishës
Publik News

Një fund i keq dhe pa lavdi i Sali Berishës

Përfundoi i përjashtuar nga partia e  parë opozitare me meritën e padiskutueshme të përmbysjes së regjimit komunist.

Berisha është aktori kryesor dhe më aktiv që pas vitit 1990 në politikën pluraliste.
I rrêzuar me armë dhe i rikthyer në pushtet në vitin 2005 Berisha mbetet politikani më jetegjati në vendet e lindjes postkomuniste.

SHBA e mbeshteti si antikomunist e rimbeshteti në 2005, për tu rikthyer në pushtet si burrështetas dhe në fund e shpalli non grata.

Basha nuk mundi ta  mbronte më dhe e dorëzoi. Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë së tij.

U përzu nga shtepia e demokrateve të tij, që nga dhjetori i vitit 1990.
Tani do të jetë deputet i vetmuar pasi djemtë dhe partia e tij nuk e mbrojtën dot më nga zemërimi i amerikanëve dhe inati i ambasadores Kim. Rama e mundi armikun e tij të betuar që nga dhjetori i largët 90.

Basha e dorëzoi Berishën sepse nuk e përballonte me presionin e SHBA-në.
Berisha ndoshta do tê jetë penduar për fundin pa lavdi sot dhe përse nuk doli vetë në pension politik.

Nēse akuzat që përflitet për familjen e tij në abuzime financiare do të vertetohen atëhere kjo mund të jete arsyeja perse Berisha u fut në parlament edhe pas shpalljes non grata këtë verë të nxehtë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Historia do ta latojē rolin e tij në 3 dekada  me   të mirat dhe gabimet por ky fund i karrierës së trishtē dhe pa lavdi tashmë  nuk ka kthim pas, sepse tani  u vulos   edhe nga shtëpia e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.