Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, momenti kur vinçi nxjerr nga gropa punonjësin 50-vjeçar
Një punonjës i një pallati në ndërtim në rrugën “Faik Konica” në Tiranë ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi u rrëzua nga lartësia.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
I plagosuri është shtetasi me inicialet R.D.
Ai është nxjerrë nga gropa ku kishte rënë me anë të një vinçi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



