E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni “Bankomati” që çoi në pranga drejtorin e IKMT-së në Dibër, akuzohet për…
Uncategorized

Operacioni “Bankomati” që çoi në pranga drejtorin e IKMT-së në Dibër, akuzohet për…

Drejtori i Inspektoratit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit në Dibër është arrestuar nga Policia, pasi ka marrë ryshfet nga një kompani minerare në mënyrë që ta shpëtojë nga gjoba për një shkelje të konstatuar.

Lutfi Miftari

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër, 56-vjeçari Lutfi Miftari dhe administratori i firmës minerare në këtë zonë, 34-vjeçari Eljo Elezi.

Bëhet me dije se drejtori ka marrë një ryshfet prej 50 mijë lekësh në mënyrë që të mos gjobisë kompaninë pasi ka konstatuar se kjo firmë nuk është e pajisur me lejen mjedisore apo dokumente të tjera për ushtrimin e aktivitetit.

Drejtorit të IKMT-së iu sekuestrua shuma prej 50 mijë lekësh që ia kishte dhënë administratori i kompanisë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Lutfi Miftarit iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe shuma të tjera parash, më konkretisht 29.500 euro, 1300 dollarë dhe 896 mijë lekë të reja.

POLICIA

Policia njoftoi dje se ishte finalizuar operacioni policor i koduar “Bankomati”, gjatë të cilit janë vënë në pranga drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

“Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor ‘Bankomati’, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Lutfi Miftari, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës. Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër”, tha Policia e Shtetit.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi Lutfi Miftari, në cilësinë e Drejtorit të IKMT-së, në qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi Eljo Elezi, administratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit Lutfi Miftari, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ia kishte dhënë shtetasi Eljo Elezi. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Lutfi Miftari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.