E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
28-vjeçari humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i “Rogner”-it
Publik News

28-vjeçari humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i “Rogner”-it

Një 28-vjeçar i identifikuar si Ajdin Mustafi humbi jetën në mënyrë tragjike të premten pasi u rrëzua nga kati i pestë i hotel “Rogner”.

Policia bën me dije se ka referuar materialet për përgjegjësin e mirëmbajtjes R. H, 38 vjeç dhe administratorin e hotelit R. S., 49 vjeç, për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dyshohet se i ndjeri ishte mbështetur në kangjellat e ballkonit të dhomës së tij, ku për shkak të amortizimit, ato janë shkëputur nga muri dhe për pasojë 28-vjeçari Ajdin Mustafi ka rënë nga lartësia.

28-vjeçari është përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit. Mustafi pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra.

NJOFTIMI

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.