E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përjashtimi i Berishës “mbledh” në PD Lulzim Bashën dhe 8 deputetë!
Lajme

Përjashtimi i Berishës “mbledh” në PD Lulzim Bashën dhe 8 deputetë!

Kreu i Patisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me 8 deputetë demokrat.

Publik.live  meson  se tema e këtij takimi ka qenë përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së dhe se si do i qasen demokratët kësaj çështje në publik.

Në mbledhje kanë qenë deputetët Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi.

Kryedemokrati u ka dhënë porosi deputetëve që të mos i shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës.

Kjo mbledhje vjen pak orë përpara nisjes së seancës parlamentare që do të fillojë në orën 17:00 ku në rend të ditës është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërja e sekretariateve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.