“Turp t’iu vijë”! Basha me tone të ashpra në Kuvend, çfarë i tha Ballës e Nikollës para se të dilte nga salla
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në nisje të seancës plenare, Basha i është kthyer ashpër Nikollës, duke i thënë se “E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”!
Debati për votimin e komisioneve parlamentare ka bërë që kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha të flasë me tone të ashpra në Kuvend.
Pasi mazhoranca miratoi propozimin e Taulant Ballës që votimi për komisionet të bëhet seancën e radhës, kreu i PD, iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla duke i thënë se po shkel rregulloren.
Pas replikave, Basha dhe grupi parlamentar i PD u largua nga seanca, ndërsa mazhoranca dhe 4 deputetët e LSI qëndruan në sallë.
Debati i plotë
Balla: Zonja kryetare, propozimi është konkret dhe është në një linjë me propozimin e PD dhe të Vasilit. Sot është e domosdoshme caktimi i byrosë dhe i komisioneve. Jam i bindur që edhe kolegët e LSI që çështjen e pikës 5 të rendit të ditës për caktimin e përbërjes së komisionit të përhershme ta votojmë seancën që vjen. Kaq kisha unë.
Basha: E ke nisur ketë seancë duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë trup të të vijë
Nikolla: Unë jam deputetë e Shqipërisë
Basha: Ti jem manikine që merr urdhra nga dikush që duhet të ishte në burg
Nikolla: Qetësuohu të lutem, etikën e deputetit
Basha: Me cfarë pushtet i ndryshon rendin e ditës ti? Ca kujton se është këtu?
Nikolla: Me pushtetin e votës
Basha: Turp të të vijë, e rrënon që ditën e para parlamentarizimin, por kështu është kur vendos një njeri si ty
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



