E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A i trembet shkarkimit? Basha komenton nismën e Sali Berishës: Nuk ka kthim pas!
Lajme

A i trembet shkarkimit? Basha komenton nismën e Sali Berishës: Nuk ka kthim pas!

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot para mediave nga selia blu pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të Sali Berishës se “aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm”.

Basha

I pyetur nëse i trembet një shkarkimi të mundshëm si kryetar i PD, Basha u shpreh: “Ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”.

Deklarata e Bashës: 

77 votat e sotme janë formalizimi i PPP-së Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër e dosjes 339 të Shijakut me Rrahman Rrajën të njohur për rekordet e tij kriminale janë fatkeqësia më e madhe kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP-je, i kësaj pakice, plackitësish është të pasurojnë veten e tyre të mbajnë pushtetin në kurriz të kostove të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë të bëjmë gjithcka për ti larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit e për ti kthye shqiptarëve demokracinë parlamentin e qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.

Si i pergjigjeni akuzave qe ben Berisha se ju nuk e sillni dot PD ne pushtet?

Basha: Nuk kam asgjë për ti shtuar asaj që kam deklaruar sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë e shqiptarëve e për këtë arsye ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim

I trembeni nje shkarkimi te mundshem? 

Basha: Nuk ka kthim pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.