MBYLLET pika kufitare në Jarinje: Nga sot FILLON RECIPROCITETI për targat me Serbinë
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje. Pika Kufitare në Jarinjë është mbyllur. Njësitë të Specializuara të Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë aty, kjo për shkak që nga sot do të nisë zbatimi i reciprocitetit për targat nga Kosova për Serbinë. Pra, nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.
Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



