E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD sqaron deklaratën e kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes së kryesisë: Askush nuk e cënon aleancën me SHBA-në
Publik News

PD sqaron deklaratën e kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes së kryesisë: Askush nuk e cënon aleancën me SHBA-në

Partia Demokratike ka sqaruar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë ditën e sotme.

Në një reagim për mediat, selia blu thotë se Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si “antiamerikane”.

Sipas PD-së, në mbledhjen e kryesisë, kryedemokrati ka deklaruar se SHBA ka qenë dhe do jetë aleati i partisë dhe Shqipërisë dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin me amerikanët.

Njoftimi i PD-së:

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

  1. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë kryesinë e partisë ku mes diskutimeve, ka pasur debate për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.