E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërrin në selinë e PD-së, takim me kryedmokratin Basha
Publik News

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërrin në selinë e PD-së, takim me kryedmokratin Basha

Ka nisur takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Diplomatja amerikane ka mbërritur këtë pasdite në selinë e Partisë Demokratike aty ku do të zhvillojë mbledhjen me kreun demokrat.

Vlen për t’u theksuar që ky është takimi i parë mes kryedemokratit dhe ambasadores Kim pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Kujtojmë që ambasadorja Kim kishte kërkuar shkëputjen e PD-së nga ish-lideri historik Sali Berisha.

Në takimin me Lulzim Bashën në fund të muajit qershor ajo u shpreh se forca e parë anti-komuniste në vend, “nuk mund të hajë barë” për interesat e një njeriu të vetëm.

Sali Berisha e konsideroi vendimin e Bashës si cenim të rëndë të sovranitetit të PD-së duke nisur një lëvizje në bazë të quajtur “Foltorja”, ku synon mbledhjen e Kuvendit të partisë dhe mbajtjen e një referendumi ku anëtarët të shprehen për vendimin e Bashës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.