Nga Komisionet Parlamentare Online te Reforma Territoriale/ Grupi i PD mblidhet sot në selinë blu, ja çfarë pritet të diskutohet
Partia Demokratike do të mbledhë paraditen e sotme Grupin Parlamentar.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë blu.
Në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me vendimin që do të marrë PD sa i takon pjesëmarrjes në Komisionet Parlamentare.
Mazhoranca vendosi që mbledhjet e Komisoneve Parlamentare të zhvillohen online, ndërsa opozita kërkoi që ato të jenë fizike.
Kujtojmë që deputetët e PD-së reaguan seancën e kaluar duke e konsideruar vendimin një akt që synon ti mbyllë gojën opozitës.
Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, gjatë një prononcimi për mediat nuk foli në asnjë moment për bojkotim të Komisioneve Parlamentare.
Një tjetër çështje që pritet të diskutohet në mbledhjen e ditës së sotme është edhe Reforma Territoriale. Kujtojmë që gjatë një prononcimi për gazetarët, ambasadorja amerikane Yuri Kim vuri në dukje se PD ka shumë punë për të bërë në Parlament, duke pëmendur edhe Reformën Territoriale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



