E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat e zyrtarëve të arrestuar nga SPAK në Dibër
Publik News

Emrat e zyrtarëve të arrestuar nga SPAK në Dibër

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK në Zyrën Vendore të Arsimit në Dibër dhe Këshillin e këtij Qarku.

Panorama.al mëson përmes burimeve se janë ndaluar tre zyrtarë të këtyre institucioneve nën akuzën e korrupsionit.

Nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh.

Aktualisht hetimet nga SPAK janë në vijim e sipër teksa po bëhet verifikimi i disa dokumenteve të sekuestruara ditën e sotme në këto dy institucione.

Deri më tani nuk dihet se në çfarë afere korruptive janë përfshirë zyrtarët teksa pritet në vijim një informacion nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.