E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e “fundosi” telefoni 21-vjeçarin pas arratisë në lagunën e Lezhës
Publik News

Si e “fundosi” telefoni 21-vjeçarin pas arratisë në lagunën e Lezhës

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja nga vr.àsja e efektivit, Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Ai shpreh se vr.àsësi është lokalizuar nëpërmjet telefonit të tij.

“Dy efektivët janë kundërpërgjigjur, kanë qëllùàr tetë herë. Autori i kr1mit është futur në makinë dhe ka ikur me të. Dy shokët e tij i ka lënë në rrugë të tmèrruar. Autori largohet në një distancë 1 km nga vendgjarja dhe pastaj e braktis makinën dhe futet në lagunën e Lezhës, aty ku flitet se u zhduk edhe Remzi Hoxha. Është një zonë e vështirë, prandaj u desh ndërhyrja nga ajri. U identifikua përmes numrit të telefonit. Numri i tij u vendos në përgjim dhe u lokalizua menjëherë. Ai ka patur telefonata hyrëse, por nuk i është përgjigjur asnjërës”, tha Qyno për Open.

Gazetarja Anila Hoxha tregoi në Open të gjithë skenën e vrasjes së oficerit Saimir hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Anila Hoxha: Sipas burimeve dje i është përcjell komisariatit të Lezhës info për një parcelë droge aty, dhe prandaj shkuan aty , Saimir dhe dy të tjerë, ishin pa uniformë me jelekun që lexon policia, asgjësuan kanabis, tani në rrugën e kthimit dhe sipas dëshmive të dy oficerëve , mjeti i tyre ndeshet me një tjetër ku ishin 3 persona. 

Thuhet se Armando Marku dhe Kristian Sheri , këta nuk njoftuan autoritet që shoku mbante armë pa leje, policia i bën shenje të ndalohet.

Mjeti vërehet 500 m larg polici. Shefi i krimeve Leonard Palushi ndalon drejtuesin Armando Marku, zbret ai, që t’i japë dokumentet, ndërsa pasagjeri i trete nuk zbret, Saimir drejtohet drejt pasagjerit, dhe i kërkon të zbresë sepse do kontrollohet

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme : unë nuk jam për kontroll.

Ai pastaj nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje.Tani çfarë thonë shokët, për të kuptuar se çfarë po bënin aty, thonë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinim thonë që shoku kishte armë.

Ajo që dihet , është se Aldi ishte arrestuar më parë për shpërndarje droge, që 17 vjeç është kapur me këto gjëra.Duhet të ishte në arrest shtëpiak në fakt , edhe sot. Ka disa pikëpyetje, nga shërbimi i kontrollit të brendshëm. Për shembull, përse duhet të shkonin vetëm 3 oficerë policie. Patjetër duhet të ketë të veshur me uniformë policie. Ata kanë qenë me jelek të zi identifikues. Duhej patjetër të kishte oficerë policie me uniformë të dallueshme që janë për aksione antikanabis. Duhet të kishte një numër më të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.