Publikohet DOKUMENTI/ Kjo është letra që po firmosin demokratët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së
Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes të cilit ai kërkon të anulojë vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Dokumenti që shihni më poshtë është letra që po u shpërndahet demokratëve që duan ta firmosin për të mbledhur 1 mijë e 500 firma për thirrjen e Kuvendit të PD-së.
Përmbajtja e letrës:
I/E shqetësuar për gjendjen e rëndë të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike në kushtet e dhunimit flagrant të parimeve themelore, statutit dhe të forumeve të saj vendimmarrëse.
I/E bindur se mendimi dhe fjala e vota e lirë dhe respektimi i statutit të PD dhe normave të tij janë vlera themelore mbi të cilat është ngritur Partia Demokracia dhe prerogativë e vetëangazhimit në një parti politike. Me besimin e plotë të kthimit në funksionalitet i forumeve vendimmarrësve të partisë është kush për rikthimin e besimit në fuqinë e votës dhe anëtarësisë.
Me shpresë se rivalitizimi i aksionit opozitar të Partisë Demokratike do të shënojë hapin vendimmarrës për kthimin e saj si forcë politike që gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptare, në bazë të nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkoj mbledhjen e kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me rend dite si më poshtë”
-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.
-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD
-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë
-Të ndryshme
Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, dhe në rast pamundësie në ambientin që do të përcaktohet në njoftimin publik, që do të kryhet për këtë qëllim, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, deputeti Sali Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



